Me raste ditëlindjesh fëmijët shpeshherë kërkojnë dhurata nga më të çuditshmet. Ndonjëherë një makinë nëse është djalë, apo një kukull nëse është vajzë. Po nuk është ky rasti kur ditëlindjen e ka djali i mami Enadës.
Dje ishte ditë gëzimi në shtëpinë e stilistes së famshme shqiptare Enada At Nikolla. Kjo është dita kur ka ardhur në jetë djali i saj Haroldi, si sot 6 vite më parë. Mami Enada nuk është mjaftuar me një lodër për dhuratë, por i ka bërë një surprizë shumë të madhe.
Me sa duket Haroldi është rritur aq sa për të pasur personazhe të preferuar. Ai është me siguri fans i Noizyt, të cilin Enada e ka ftuar në shtëpi për të surprizur të birin, bashkë me shokun e tij te ngushtë gjithashtu i famshëm, Erik Fullani. (E.K/SHUPLAKA)