Ajo është një nga këngëtaret më të talentuara të skenës shqiptare. Anxhela Peristeri gjithashtu është dhe mjaft e rezervuar për sa i përket jetës së saj private.
Por mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Ëake up” këngëtarja është pyetur për jetën e saj private dhe ka ndarë disa detaje me publikun. Anxhela ka thënë se është ‘single’ dhe ka shtuar se aq e afërt sa është me prindërit nuk e di nëse do të martohet një ditë.
“Unë jetoj ende me prindërit. Vetëm babi ka të drejtën të më zgjoj nga gjumi, askush tjetër. Kemi qenë gjithmonë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kur isha 20-vjeç që shkova në Greqi sikur u bëra pak më e pavarur.”-ka rrëfyer këngëtarja gjatë intervistës.
(M.Q/Faxweb)