Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Viktor Tushaj, është shprehur kundër një akti normative të qeverisë, pasi sipas tij ai dëmton rëndë buxhetin shqiptar.
Sipas Tushajt, ky akt normativ bëhet për të favorizuar disa kompani aleate të qeverisë dhe për t’ju hequr fondet atyre kompanive që janë “armike”.
“Censurohen dhe hiqen nga lista deputetët. Unë jam këtu për qytetarët e Lezhës, për të denoncuar nismën e qeverisë shqiptare për të miratuar një akt normativ që shkatërron buxhetin shqiptar. Çdo akt normativ, që prish strukturën. Ndaj gjithë ky akt bëhet pikërisht për të favorizuar ato kompani mike dhe aleate të qeverisë për tu hequr disa fonde atyre që s’janë mike.
Qeveria e ka shprehur atë shprehjen që ka sytë nga qielli. Tashmë do dalin të gjitha kompanitë që janë në radhë për të marrë fondet, që do u heqin disa të tjerave për t’ju alokuar këtyre kompanive. Qeveria nuk mund të vij me një akt normativ kur nuk ka kushte emergjence, çdo gjë duhet të ishte planifikuar që në 2016-ën.
Shumë mirë bëhen që u jepen fondet SHBA, por nuk gjendjet mundësia që të alokohen fonde për emergjencat kur u dogj mushkëria e këtij vendi”, tha Tushaj.
Këtë deklaratë Tushaj e bëri sapo doli nga salla e Kuvendit, ku ai tha që nuk iu pranua kërkesa për të mbajtur fjalimin e tij.
(D.D/Shuplaka)