Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm për të dëshmuar në Prokurori në lidhje me skandalin e pagave të publikuar në fundmi në rrjetet sociale.
“Unë e kam një opinion shumë të qartë, nëse prokuroria ka dëshirë ta dëgjojë opinionin tim, jam gati t’ia them, nuk e them publikisht se nuk dua të bëj politikë. Unë e kam shumë të qartë se përse mund t’ju duhen pagat atyre që kanë hedhur në treg databazën e patronazhistëve” tha Rama.