03:21 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk ishte vendim i vullnetshëm”, Ivi Kaso komenton gjestin e Arta Vorpsit: Nuk mund ta marrë detyrën

14:12 | 14/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk ishte vendim i vullnetshëm”, Ivi Kaso komenton gjestin e Arta Vorpsit: Nuk mund ta marrë detyrën

Juristi dhe sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ishte i ftuar në studion e Fax News ku foli për zhvillimin e fundit, atë të betimit para një noteri të Arta Vorpsit, anëares së re të Gjykatës Kushtetuese port ë pabetuar tek Presidenti i Republikës siç e parashikon ligji.

Kaso tha se vendimi i Vorpsit lë pak hapësirë për tu interpretuar ligjërisht. Ndërsa argumentoi se një akt noterial kurrë se si nuk mund të zëvendësojë betimin tek Presidenti.

“Besoj se sa i përket ligjshmërisë është e qartë, kriter Kushtetues quhet kur jep betimin tek Presidenti i Republikës, ka pak vend për diskutim qoftë edhe profesionalistësh. Për aq kohë sa mendon se zëvendëson me një akt neterial një vendim të Presidentit të Republikës, nuk përbën rast për të marrë detyrën e anëtares së kushtetueses. Hyjmë në një terren të paligjshëm dhe bëhet e vështirë për t’u interpretuar. Unë personalisht mendoj se nuk mund të marrë detyrën pa bërë betimin tek Presidenti”, tha Kaso.

Pyetje: Çfarë mund të nxisë një veprim i tillë,  dhe çfarë e ka nxitur mendoni ju një veprim të tillë?

Kaso: Kandidatët që janë kualifikuar për të marrë një detyrë të tillë, duhet ta bazojnë në kushte normale gjithë veprimtarinë që e ka sjellë në këtë pikë. Pozicioni për të çilin është përzgjedhur të kryejë betimin, kërkon një përgjegjësi të lartë dhe njohje të lartë Kushtetuese që duhet ti ketë çdo kandidat. Nuk më shkon mendja që një kandidat i tillë që gëzon privilegje të tilla janë të vullnetshme, e ndryshe mund të jetë një arsye tjetër që ka të bëjë me ngutjen e personit në fjalë.

Besoj se kryefjala është ngritja sa më parë e institucioniit por në mënyrë të ligjshme. Nga ana tjetër kemi një mazhorancë që në mënyrë të pakuptueshme tregohet e ngutshme, padurim dhe ankth për të uzurpuar institucionet me njerëz besnikë të tij, e cila tregon se kush ka frikë nga drejtësia e re dhe institucionet e pakapura. Përkundër thirrjeve publike që është e fokusuar për ngritjen e institucioneve të reja, tregon se cila palë tenton sepse nuk mendoj se ia ka arritur apo do t’ia arrijë ti uzurpojë ato.

Besoj se emërimi në Gjykatën Kushtetuese do të ishte një gjevahir i çmuar dhe tundim profesional për çdo jurist përfshirë edhe mua, por këto emocione nuk mendoj se janë një fenomen për të prekur një person te caktuar. Ajo çka i prek më shumë qytetarët është funksionaliteti i organeve të drejtësisë. Vendi ka nevojë për një orë e më përë për GJK, GJL, SPAK. Kemi një situatë ku qeveria dhe parlamenti monopartiak janë jo të insteresuar por të sabotojnë, dhe tani që nuk i kanë më mundësitë ta bëjnë duke gjetur kanale për të penguar procesin.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Ivi Kaso
Pas

Tensione në Paris, Vuçiç thotë se është përplasur me Thaçin në prani të Macronit (DETAJE)

Para

S’u vjen fundi çudive! Arta Marku krijoi sondazh vetë: Votoni! Kë doni Kryeprokuror në Shqipëri?

Para
S’u vjen fundi çudive! Arta Marku krijoi sondazh vetë: Votoni! Kë doni Kryeprokuror në Shqipëri?

S’u vjen fundi çudive! Arta Marku krijoi sondazh vetë: Votoni! Kë doni Kryeprokuror në Shqipëri?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.