Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka treguar se pse nuk ka pirë kurrë asnjë pije alkoolike në jetën e tij.
Trump ka treguar se nuk ka pirë kurrë alkool për shkak se i është përgjëruar vëllai i tij.
Fred Trump ka vdekur 36 vjet më përpara në vitin 1981, në moshën 43 vjeçare, kur Donald Trump ishte 35 vjeçar. Vëllai i D.Trump vdiq pas një beteje të gjatë me alkoolin.
Kjo është arsyeja pse presidenti Trump nuk ka konsumuar as alkool dhe as cigare. Presidenti ka thënë në një deklaratë të tijën: “Unë kam pasur një vëlla me emrin Fred – njeri i mrekullueshëm, ka pasur personalitetin më të mirë, ka qenë shumë më i mirë se unë.
Por ai ka pasur një problem, ai ka pasur varësi ndaj alkoolit, dhe ai më thoshte gjatë gjithë kohës ‘mos pi; mos pi’. Ai ishte më i vjetër se unë, dhe unë e dëgjoja atë, e respektova shumë. Gjatë gjithë kohës më thoshte ‘mos pi duhan’ dhe këtë ai do e thoshte gjatë gjithë kohës. Deri më sot unë kurrë nuk kam pirë asnjë gotë alkool”, ka thënë i pari i Shtëpisë së Bardhë.