Në Elbasan ka një rënie të numrit të nxënësve në shkola dhe në kopshte. Kjo si pasojë e emigrimit të familjeve. Nga 115 shkolla (qendër, vartëse, publike dhe jopublike). 94 shkolla zhvillojnë mësimin normalisht me 1 turn ore 45 min dhe 21 shkolla zhvillojne mesimin me turne. Janë regjistruar deri sot: Në klasën e parë në arsimin publik dhe jopublik 1353 nxënës.
Ndërsa prindërit e nzënësve kanë theksuar se orari dueht të jetë më i gjatë dhe jo 30 minuta pasi në kaq kohë nuk kanë mundësi të mësojnë shumë gjëra.
Ndërsa këtë gjë e kanë shprehur dhe nxënësit si problem, pasi sipas tyre nuk kanë kuptuar gjë gjatë mësimit të bërë online apo me turne.
“E vështirë është se nuk bëhet mësimi si në vitet e kaluara. Nuk është se kuptojmë naj gjë të madhe por përpiqemi. Unë jam në klasë të 9 dhe e kam akoma më të vështirë.
Për ne është shumë e vështirë, dso të ishte më mirë që mësimi të bëhej si para pandemisë”– u shprehën disa prej nxënësve.