Teksa procesi i numërimit po shkon drejt fundit duke përmbyllur kështu procesin zgjedhor të 25 qershorit, LIBRA nuk mundi që të sigurojë asnjë mandat në parlamentin e ardhshëm që do të mblidhet në Shtator të këtij viti.
Nisur nga kjo, kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, i drejtohet me një mesazh të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të kësaj partie. Përmes një reagimi të shkurtër, ai shprehet se pavarësisht grumbullimit të 20 mijë votave, LIBRA nuk mori asnjë mandat dhe kjo është përgjegjësi vetëm e Blushit, sikundër ai shprehet për veten.
Më tej, Ben Blushi premton se do të bëjë gjithçka që mundet që LIBRA të vazhdojë pavarësisht se kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit.
Reagimi i Ben Blushit:
PËR GJITHË LIBRAT
Te dashur LIBRA, kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua tju falenderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithçka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi.
(XH.A/SHUPLAKA)