16:45 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk u ftua në Kongres, surprizon Shpëtim Gjika: …Socialistët punë, Rilindasit gallatë

22:40 | 24/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Dje u zhvilluar Kongresi  Partisë Socialiste në të cilin morën pjesë drejtuesit më të lartë të kësajforce politike, kontributor të saj ndër vite, anëtarë dhe kryetarë forumesh, anëtarë të thjeshtë të partisë si dhe ‘veteranët’.

Por në këtë Kongres u vu re mungesa e disa kontribuesve të njohur të PS-së e ndër ta, Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku i Vlorës.

Gjika e ka komentuar këtë ngjarje në mënyrë ironike përmes një poezie me të cilën tregon indinjatën e tij që nuk i ishte dërguar ftesë që të merrte pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm për Partinë Socialiste.

Ai shkruan në hyrje të poezisë të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale, se vargjet ia ka dedikuar edhe mikut të tij poet, Arben Dukës.

Në radhët që ka shkruar Gjika jep një mesazh të qartë në adresë të kryeministrit Rama duke u shprehur:

Tani s’kemi nge për llafe
Kemi një fushatë
Socialistët punë
Rilindasit gallatë

Statusi i plotë:

Arben Dukës miqësisht me vargjet e mia modeste !

Tung o Arben Duka
Më bëre të llois
Se aq mirë sa ty
Fjalët s’i radhis

Tani pas Kongresit
Ndonjë llaf ta themi
Se ne veteranët
Vetëm fjalën kemi

Për ne veteranët
Mbase mirë do ishte
Jo në presidium
Të paktën një karrige

Pa shumë pretendime
Nuk donim kolltuk
Vetëm të dëgjonim
Se jemi të urtë

Nuk bëhej qameti
Vetëm për një ftesë
Që dhe veteranët
Të ishin në Kongres

Të ishin si fasadë
O ti Arben Duk’
Jo për të llafosur
Thjesht sa për fejsbuk’

Shpresoj o miku im
Në se jemi gjallë
Në Kongresin tjetër
Të jemi në ballë

Tani s’kemi nge për llafe
Kemi një fushatë
Socialistët punë
Rilindasit gallatë

Puna do vazhdojë
Të rinj e veteranë
Të fitojmë zgjedhjet
Nga Vlora në Tiranë

Dhe pasi të fitojmë
Me punë ditë e natë
Të dyve do na thonë
Keni grirë sallatë

Sh.Gjika Vlorë, më 24 Mars 2019!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Kongresi i PSShpetim Gjika
Pas

Nërhyrja e rusëve në zgjedhjet amerikane, prokurori Muller publikon raportin

Para

Sfidat e mbrëmjes/ Gjermanët mposhtin Holandën. Enis Bardhi nderon Maqedoninë e Veriut

Para
Sfidat e mbrëmjes/ Gjermanët mposhtin Holandën. Enis Bardhi nderon Maqedoninë e Veriut

Sfidat e mbrëmjes/ Gjermanët mposhtin Holandën. Enis Bardhi nderon Maqedoninë e Veriut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Diplomatja amerikane Prattipati takime në veri të Kosovës: Stabiliteti dhe siguria, çështje kyçe!

Papa takohet me JD Vance, Vatikani zbulon detajet: U diskutua mbi disa çështje aktuale ndërkombëtare

Kompania ajrore finlandeze në grevë, anulohen mbi 100 fluturime

Gripi i shpendëve, Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish dhe shpendë në BE

“Nëse Rusia nuk angazhohet, atëherë kjo s’është lufta jonë”, Vance zbulon se çfarë mund t’i thotë Trump Putinit

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024! Gjysma e popullsisë në mjerim

Sot biseda Trump – Putin? Presidentit amerikan po i humb durimi, do të telefonojë edhe Zelenskyn!

Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi ruan mandatin e deputetes

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Irani refuzon kushtin kryesor të SHBA-së për programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.