01:26 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk u pa në selinë blu, kush është deputeti i PD-së që ka fikur telefonin pa djegur mandatin

20:01 | 20/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk u pa në selinë blu, kush është deputeti i PD-së që ka fikur telefonin pa djegur mandatin

Pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë demokratike për djegien e mandateve, deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur të firmosin dorëheqjet e tyre.

Por pas Rudina Hajdarit, e cila ndodhej jashtë vendit, një tjetër deputet i PD-së mësohet se nuk ka firmosur dorëheqjen.

Burime për Fax Web, bëjnë të ditur se deputeti Myslim Murrizi nuk ka qenë prezent në selinë blu, ndërkohë që ka fikur dhe telefonin.

Ndërkaq në rrjetet sociale, rreth një orë më parë deputeti Myslim Murrizi ka bërë një status të dyshimtë, ku shkruan se një palë gëzon karriket e pushtetit dhe një palë po fërkon duart se presin rradhën që të zaptojnë karriket e pushtetit.

“20 SHKURT 1991 SHQIPTARET RREZUAN BUSTIN E DIKTATORIT SI SIMBOL I KOMUNIZMIT

20 SHKURT 2019. BIJT E ISH UDHEHEQESEVE KOMUNIST QEVERISIN SHQIPERINE

DHE BIJT E ISH KOMUNISTEVE ISH SIGURIMSAVE ISH HETUESEVE TE SHPERNDARE SI COPA M NE ÇDO CEP TE POLITIKES SHQIPTARE TALLEN  ME  SHQIPTARET

28 VJET QE FLITET NE EMER TE POPULLIT, DHE ASKUJT NUK I BIE MENDJA PER POPULLIN

E DUAN SA I MARIN VOTEN PER TE MARE PUSHTETIN, PASTAJ  I HIPIN NE KURRIZ NE EMER TE PUSHTETIT

NJE PALE  GEZOJNE KARRIKET E PUSHTETIT

NJE PALE TJETER FERKONJNE DUART SE PRESIN RADHEN QE TE ZAPTOJNE KARRIKET E PUSHTETIT

29 VJET POST KOMUNIZEM QE KY  VEND QEVERISET PO NGA PJELLA E ISH KOMUNISTAVE

SHQIPTARET PREJ 29 VITESH KANE RREZUAR VETEM 10 METRA KUB BETON ( BUSTIN E DIKTATORIT)

JO KOMUNIZMIN”- shkruan Murrizi.

Në deklaratën e dorëheqjes së deputetëve të PD-së shkruhej edhe motivacioni i saj i cili është “gjendja e emergjencës kombëtare” si dhe “kapja e qeverisë për afera korruptive”

Mësohet se këto deklarata do ti dërgohen Kuvendit ku do të finalizohet edhe i gjithë procesi, ku më pas çështja do ti kalojë Komisionit Qëndror të zgjedhjeve.

Po ashtu dhe deputetët e LSI-së kanë fimosur dorëheqjen nga mandati si deputetë, veç Lefter Kokës i cili ka dalë kundër vendimit të partisë.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: myslym murrizi
Pas

Ambasadorja gjermane reagon për djegien e mandateve: Ndaj të njëjtin qëndrim me Presidentin Meta

Para

“Synohet hyrja me forcë në parlament”, PD reagon pas deklaratës së policisë

Para
FOTOGALERI/ Nga çastet e para deri në mbyllje, çfarë ndodhi sot në protestën e Opozitës dhe si precipitoi në dhunë

“Synohet hyrja me forcë në parlament”, PD reagon pas deklaratës së policisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.