Aktorja e njohur shqiptare Eva Pëllumbi mësohet se ka ndërruar jetë para disa orësh.
Eva Pëllumbi njihet për disa role tek filmat shqiptar ‘Vajza me kordele të kuqe’ apo ‘Kapedani’.
Gjithashtu aktorja Eva Pëllumbi ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur role të cilat kanë mbetur në memorie e të gjithëve, sidomos të fëmijëve të viteve 80′-të.
Aktorja ka luajtur edhe rolin e Çufos nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe personazhin e Pinokut nga vepra e Carlo Collodit.
Në një intervistë së fundmi Eva Pëllumbi shprehu edhe zhgënjimin se si ajo dhe plejada e saj ishin lënë në harresë nga institucionet pavarësisht kontributit të madh që kishin dhënë ndër vite.
“Vlash Dobroniku është i pari regjisor, që më ka vënë emrin në filmat e tij. Mua në ato vite nuk më kanë vlerësuar, nuk më shënonin emrin në filmat multiplikativë, ku unë bëja zërin e personazheve. Ato vite dhe ai që priste kartonin e kishte emrin në filmat multiplikativ ndërsa unë jo. Kjo më rëndonte shumë. Nuk donin. Ishte një mentalitet i kohës,” – thoshte Pëllumbi. Pas viteve ’90, aktorja Eva Pëllumbi u largua nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.