Presidenti Obama ka pranuar publikisht se ka qarë gjatë darkës së fundvitit me stafin e tij, dhe pretendon se nëse do kishte kandiduar edhe një herë të tretë, mesiguri do kishte fituar.
“Unë jam i bindur në këtë vizion, sepse unë jam i bindur se në qoftë se unë do kasha kandiduar përsëri, unë mendoj se do arrija të mobilizoja shumicën e popullit amerikan për të mbështetur programin tim”, tha Obama në një intervistë për “The Axe Files” .
Ndër të tjera, presidenti shtoi se madje edhe kundërshtarët do ta mbështesnin atë.
“Unë e di se në bisedat që kam pasur me njerëz nga i gjithë vendin, madje edhe me ata që më kundërshtonin, ata do të thonin: ‘Vizioni, drejtimi që ju ndiqni, është i drejtë’.”, u shpreh Obama.
Megjithatë kushtetuta e shtetit amerikan, nuk e lejon një president që të shërbejë më shumë se dy herë. (D.D/Shuplaka)