FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Oerd Bylykbashi në “Fax News”: Tre prioritet tona për reformën zgjedhore. Edi Rama kërkon ta zgjedhë Prokurorin me 36 vota (VIDEO)

I ftuar në “Fax News” deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se kryeministri Rama kërkon që ta zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me 36 vota, në shkelje flagrante me kushtetutën.

Bylykbashi tha se kushtetuta thotë se Prokurori duhet të zgjidhet me 3/5, me 84 vota,  dhe se çdo mënyrë tjetër siç po përpiqet mazhoranca të manipulojë me anë të ‘memove’ është një shpartallim i kushtetutës.

Në lidhje me reformën zgjedhore deputeti demokrat tha se çështja është dekriminalizimi i zgjedhjeve, por reforma zgjedhore pa një luftë kundër krimit e ka të pamundur.

Oerd Bylykbashi deklaroi se PD ka tre prioritete mnë lidhje me reformën zgjedhore që janë : Votimi elektronik, numërimi elektronik dhe identifikimi biometrik.

“Çështja është, absolutisht dekriminalizimi i zgjedhjeve. Ne kërkojmë jo vetëm heqjen e kriminelëve por për shitblerjen e votës pasi është krim, duhet ndëshkuar, duhet ndejkur nga afër përdorimi i presionit për zgjdhjet për veëndet e punës po mbi të gjitha ka bërë që bandave kriminale u është thonë do merrin konçesione apo tendera vetëm blini vota, duke u përfshirë në lidhje kriminale. Ato i sollën kriminelët në pushtet. Mbjellja dramatike e Shqipërisë me droge për të blerë zgjedhjet që prodhon para, për të blerë pushtetin Edi Rama me të tijët.

Sajmir Tahiri, ka marrë para që i ka përdorur për të blerë zgjedhjet. Këtu në Shqipëri vazhdon ky problem, reforma zgjedhore pa një lufte kundër krimit e ka të pamundur. Duhet forcimi politikës penale, ngushtimi hapsirave për shitblerje vote, karta fallco, korruptimi komisionereve për të gjitha këto. Këto do na bëejën të reduktojmë këtë fenomen, lista e zgjedhësve, përdorimi i administratës, ka problenme shumë të rënda . Probleme financiare, duhet te rritët trancaprenca,

Shitblerja votës, media , përdorimi i administratës. Media që hesht, një seri problemesh, të zgjidhen për të garantuar një fushë loje të njëtrajtshme për të gjithë, kemi votim por jo zgjedhje.

Është votuar për emigrantë, merret karta kundrejt pagesës dhe votojn vetë. Aspekte kriminale të zgjedhjeve duke i kriminalizuar i rrezikon demokracinë. Prioritet i përbashkët me qeverinë është të përfshimë në zgjidhje emgigrantët . Tre janë prioritet tona, votimi elektornik, numërimi elektornik dhe identifikimi biometrik.

Na duhet një istitucion i pavaraur, në gjithë këtë hark kohor duhet të zgjdhim modelin më të mirë të zgjedhjeve. Duhet të jete një institucion i pavarur që mos ti bëhet presion.

Keni të njëjtat dakordësi me qeverinë?

“Ne në këtë fazë jemi marrë me një vendim konsensual që të fillojë puna. Nuk duam komisionerë të emëruar nga e majta e djathta , komisioner politik. Duam të fusim teknologjinë, numërimi elektornik identifikim biometrik. Urojmë të vazhdojë me mirbesim, e rëndësishme, është vendimi të filoojë puna me shpejtësi për implementimin e modeleve që do përzgjidhen”, tha ai.

Në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Prokurorit

“Së pari nukm është bërë publik versdioni zyrtar siç thotë kushtetuta por versioni zyrtar është hequr pra ky dokumet është manipuluar. Prokurori miratohet nga Parlamenti me 3/5. E gjithë përpjekja gjatë gjithë kësaj kohe është bërë një përpjekje që të votohet me shumicë të thjeshtë.

 Edi Rama kërkon ta emërojë me 36 vota. Arsyeja është e qartë të zgjedhë një prokurorë për të pushuar çështjet e tij. Proikurori I Ramës urdhëron masë disiplinore për prokurorët e tjera dhe u heq çështjet nga dora. Për këtë do që ta bllokojë formimin e Këëshillit të Lartë të Prokurorisë, sepse ky prokuror do të mbyllë gjithë dosjet e ministrave të tij.

Të gjitha çështjet që  e futin Ramën në varr do të mbyllen, Edhe me 71 vota do të ishte prokurori I Ramës. Kjo  Do të ishte një shpartallim I kushtetutës nëse e zgjedh kështu, kur kushtetuta e ka të qartë se si zgjidhet. Detyrën për tu shprehur se si do të zgjidhet e ka Kësshilli I Lartë I Prokurorisë.

Debati nesër do të jetë një paçavure. Edhe memo ia lë Komisionit të ligjeve, u thotë zbatoni kushtetutën, por Edi Rama do të synojë të zgjedhë prokurorin e tij. Prokurori zgjidhet me 84 vota.

PS po kërkon të përdorë dispozitat tranzitore, por janë përdorur njëherë, ajo dispozitë është ezauruar dhe është mbyllur, por këtë duan ta përdorin sërish, por kush ia ka fajin kësaj mazhorance që reforma është në një kaos tani. Por ajo që mungon në kushtetutë nuk zëvendësohen me memo”, tha Bylykbashi.

 (B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *