Partia Demokratike ka reaguar përmes sekratarit të përgjithshëm Gazment Bardhit në lidhje me detajet që janë zbuluar nga hetimet e SPAK për sekuestrimet e pasurive të personave që kanë probleme me drejtësinë, ku nga 101 pasuri të 61 personave të njohur me precedent penal, organi I lartë i drejtësisë provoi se 18 nga 30 pasuritë e paluajtshme janë sekuestruar në mënyrë të paligjshme nga OFL.
Bardhi shkruan se krimi organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik duke shtuar se SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj tij.
“Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag”, shkruan ndër të tjera Bardhi.
Reagimi i plotë:
Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik!
SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar.
Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag.
Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:
– OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!
– OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti!
Edi Rama ka dështuar! ???
(F.GJ/FAXWEB.AL)