Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale në lidhje me operacionin “La Pampa” të zhvilluar në Spanjë dhe Ekuador.
Si pasojë është goditur një rrjet i rëndësishëm i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE-së, ku janë arrestuar 31 persona, sekuestruar 25 automjete, 109 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe 3 milionë cash.
Balla shprehet se sapo ka marrë përgëzime për rolin e Policisë së Shtetit për kontributin në këtë operacion, që u zhvillua falë bashkëpunimit të suksesshëm mes EUROPOL dhe INTERPOL.
Postimi i ministrit Balla:




Bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere.
Discussion about this post