Para dy ditësh, gjatë një takimi me banorët e Librazhdit, deputeti socialist Taulant Balla komentoi deklaratat e kryeopozitarit Basha për bllokime rrugësh dhe protesta. Balla i quajti këto deklarata si papërgjegjshmëri.
“Të mos ta çojë ndërmend Lulzim Basha të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle, njerëzit duhet të shkojnë në punë, në shkolle apo në spitale. Çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë”, ka deklaruar Balla”,- u shpreh Balla.
Teksa e hëna po vjen, e paralajmëruar nga PD për protesta dhe bllokim rrugësh, të majtët janë shprehur se destabiliteti i vendit dhe demonstratat e dhunshme nuk i shërbejnë vendit. Megjithatë përfaqësuas të opozitës kanë deklaruar se nuk është qëllim dhuna në protestat në vijim por shprehje e pakënaqësisë nga “mbyllja e veshëve” që vjen nga Rama dhe qeveria.
Por, nëse bëjmë një retrospektivë, Partia Socialiste po ashtu e ka përdorur këtë formë proteste edhe vetë kur ka qenë në opozitë. Gjatë aksionit të saj opozitar në vitet 2010-2011 ka patur jo pak raste protestash dhe forma të tjera të mosbindjes civile. Ato erdhën si një mënyrë për të protestuar për moshapjen e kutive të votimit për zgjedhjet e 2009-ës.
Në 2011-ën Durrësi, Fieri, Vlora, Berati, Gjirokastra e Lezha e rrethet e tjera u izoluan për mbi 2 orë, pasi protestuesit bllokuan qarkullimin e mjeteve.
Simpatizantët e PS bllokuan rrugë dhe dogjën goma makinash. (M.D/ Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1654″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]