Kryeministri sllovak Robert Fico ka akuzuar opozitën për përgatitjen e një revolucioni ‘Maidan’ në vend, duke iu referuar protestave në Kiev në vitin 2014, që çuan në përmbysjen e presidentit ukrainas asokohe, Viktor Janukoviç.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Bratislavë të martën, Fico bazoi akuzat e tij në një raport të përgatitur nga agjencia e inteligjencës Sllovake e Shërbimit të Informacionit (SIS).
“Nuk mund ta bëj të ditur përmbajtjen e raportit, por mund të them me seriozitet se opozita po përgatit një ‘Maidan’. Ajo po përgatitet për të penguar qeverinë nga ushtrimi i kompetencave të saj dhe këtë do ta bëjë në bashkëpunim me aktorë të huaj”, tha ai.
Fico tha se kundërshtarët e tij nuk kanë vërejtur se “gjendja globale e punëve ka ndryshuar ndjeshëm”, me sa duket duke iu referuar Donald Trump që zëvendësoi Joe Biden si president të SHBA.
Kryeministri sllovak pohoi se opozita properëndimore do të përpiqet ta shtyjë vendin e tij drejt zgjedhjeve të parakohshme.