Orges Shehi do të jetë trajneri i Tiranës edhe për sezonin e ardhshëm. Ka qenë vetë klubi bardheblu, që ka njoftuar se tekniku 43-vjeçar do të jetë në krye të skuadrës edhe për edicionin tjetër të kampionatit.
Trajneri durrsak e mori drejtimin e Tiranës në muajin qershor, teksa bëri një punë shumë të mirë, duke rikuperuar pikë të konsiderueshme, pavarësisht se skuadra nuk ia doli të kualifikohet në Europë, pasi distanca me rivalët ishte e madhe.
Megjithatë pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që Shehi të jetë në krye të skuadrës edhe në sezonin tjetër. Tashmë drejtuesit do të nisin nga puna për të formuar skuadrën për sezonin e ri, ku tashmë edhe Shehi do të japë sugjerimet e tij, për lojtarët që dëshiron të ketë në ekip.