Orinda Huta dhe Turjan Hyska, janë padyshim një nga çiftet më të dashura për publikun. E ndërsa vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, duket se tani ka ardhur momenti për të dhënë një lajm akoma edhe më të bukur.
Turi dhe Orinda janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.
Burime për Xing.al kanë bërë të ditur se Orinda është në pritje të ëmbël. Ajo është disa muajshe shtatzënë, por që kishin vendosur edhe për pak kohë ta mbanin për vete këtë lajm, që pa dyshim e ka gëzuar tej mase çiftin.
Në fakt, vetë Orinda u përfol për një shtatzëni pak muaj më parë ku shfaqej me barkun e fryrë, por që e mohoi duke u justifikuar se ishte efekti i xixave të fustanit. Tashmë jemi në pritje që Orinda të reagojë publikisht lajmin e madh.
(M.Q/Faxweb)