I ftuar në studion e Fax News, ish-deputeti i PD Luciano Boçi u shpreh se opozita refuzon të jetë pjesë e farsës në votime.
Boçi shpreh keqardhje për përfaqësuesit e OSBE/ODHIR në vendin tonë që mendojnë se çdo gjë do të jetë në rregull me procesin zgjedhor.
“Edhe OSBE/ODHIR që vjen këtu tek ne, vjen kur skema është përfunduar. Më vjen keq që zonja nga radhët e OSBE s’ka ardhur para viteve 90’ se dikur votonte 99.9 përqind e njerëzve. Nga ana teknike çdo gjë ishte e kopsitur. Edhe njerëzit shkonin votonin për kandidatin e vetëm të asaj kohe.
Është prioritet që duhet të këtë drejtim lokal.”
Më tej ish-deputeti u ndal te dosja 339, teksa tha se me këto procedura merret prokuroria, por që me siguri Rama do të dalë i pafajshëm.
“Ne po presim të mbyllim çështjen,me qëllim që ai të dalë i pafajshëm. Çdo akuzë e vogël do e rëndonte opozitën.
Për përgjigjme ka akuza të rënda kudo në botë. Edhe Austria është në zgjedhje të parakohshme për këtë gjë.
Këtu te ne vetë kryeministri është kapur duke blerë e shitur vota.”
Përse nuk është tërhequr Zguri nga KQZ?
“Kjo është çështje e KQZ dhe si e tillë duhet gjykuar nga ajo. Kontradita është të mënyra si funksionon kodi zgjedhor.
Sot kukullat që hyjnë në kuvend kanë tagrin e KQZ.
Madje unë e kam cituar që kodi zgjedhor s’përcakton një kandidat të vetëm për zgjedhjet.
I vetmi organ që i jep zgjidhje ngërçit është gjykata kushtetuese. Por atë se kemi. Tërheqja e Zgurit se zgjidh ngërçin e krijuar.”
Cila është kostoja morale për opozitën?
“ Jo, sepse në PD është shtuar dialogu. Kemi sqaruar qytetarët. Njerëzit tanë kanë qënë të gatshëm të jenë pjesë e komisioneve.”
Si e komentoni angazhimin e Metës për të riparë dekretin për zgjedhjet?
“Data e 30 qershorit s’është kërkësa e vetme e opozitës.
Paketa e zgjidhjes është më e gjerë.
Qëndrimi i presidentit është korrekt. I takojnë atij këto iniciativa. Ka respektuar kushtetutën. Ai e ka treguar se kërkon ta zbatojë kushtetutën.
Ne nuk jemi për një element të katërt, ne duam dorëheqjen e Ramës.”
Po parlamenti?
“Është ilegjitim, ne e kemi lënë pas sepse mënyra e ndërtimit të parlamentit është pjesë gjykuese. Nuk mund të ketë 139 deputetë. Unë pretendoj që te këtë një prononcim të presidenrtit. Por që duhet të marë fund njhëherë e mirë. Parlamenti ka humbur integrietit,ai duhet shpërndarë.”
Nesër 25 maji, çfarë parashikoni?
“Protestat janë e të paqta e aktive. Unë do thoja që kjo protestë do jetë me shumë nerv. Shurdhëria e përgjegjësit kryesor rritet. Forca reaguese e qyrtetartit do jetë më e madhe.”