Gazetari Edi Oga ka shpërndarë një foto në profilin e tij në Facebook. Në foto shihen një çift të moshuarish të zhveshur në fasadën e një pallati në zonë e Tiranës së Re.
Oga shkruan se prej muajsh shmangte rrugën afër pallatit, vetëm që mos të hasej me pikturën murale. “Për muaj të tërë devijoja rrugën, për të mos e hasur këtë paçavure shqetësuese që dikush e ka shitur dhe dikush e ka blerë për “art”!
Por ditën e sotme, gazetari shprehet se kjo pikturë është fshirë. “Sot kuptova se çfarë mrekullie mund të bëjnë dy kova me bojë të bardhë”
Piktura murale është bërë nga artisti Eljan Tanini. Në muajin qershor, Tanini është shprehur se vepra në fjalë është e mrekullueshme, por në vendin tonë që nuk është ende gati për shumë gjëra, provokon frikën dhe të vërtetën.
Postimi i plotë:
Sot e pashë dhe ndjehem i çliruar!
Sot kuptova se çfarë mrekullie mund të bëjnë dy kova me bojë të bardhë!
Për muaj të tërë devijoja rrugën, për të mos e hasur këtë paçavure shqetësuese që dikush e ka shitur dhe dikush e ka blerë për “art”!
Kurrë më ndyrësi të tilla, në fasadat e Tiranës!
(K.H/Faxweb.al)