Një kompani ndërtimi për rezidenca ka paditur dy këngëtarët e famshëm, çiftin Beyonce dhe Jay Z për mos pagim të kontraktorëve për punën e tyre.
‘Qwest Engineering’ sipa TMZ ngriti padi ndaj sipërmarrësve të pasurive të patundshme, Dean McKillen dhe Cuesta Estate pasi nuk kanë paguar punimet e tyre me vlerë 200 mijë dollarë.
“Qwest” thotë se zhvilluesit u kërkuan të bënin të gjitha gërmimet në shtëpi dhe të hapnin në mënyrë specifike një hapësirë për një bodrum të ardhshëm. Në prtije të pagesave kompani kërkon edhe 1.8 milionë dollarë më tepër si ndëshkim për vonesat. Po ashtu sajti TMZ shkruan se në vilën që është blerë prej 88 milionë dollarësh nuk kanë marrë asnjë qindarkë, edhe pse kanë punuar 6 javë.(M.Q/Faxweb)