Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar në lidhje me padinë që kryebashkiaku Erion Velia ka ngritur përkundrejt këshilltarit të djathtë Akil Kraja.
Me anë të një statusi në Facebook deputetja ka theksuar se sa me i korruptuar te jete shteti aq me shume ligje ka, aq me shume ben te moralshmin e aq me shume shtiret se eshte prane qytetareve.
Potimi i Plotë
Sa me i korruptuar te jete shteti aq me shume ligje ka, aq me shume ben te moralshmin e aq me shume shtiret se eshte prane qytetareve.
E kujt me shume se pushtetareve tane i ka hije kjo…..Gjate gjithe muajit dhjetor nuk lane azil, jetimore e pensionist pa takuar. Nuk lane te permbytur pa meshiruar, nuk lane femije pa rrokullisur ne krahe, por surpriza erdhi me Janarin aty ku paradoksi u shfaq lakuriq; “krimi arreston qytetarin e ndershem”, pikerisht ate qytetar qe eshte i lire te protestoje se nuk ka pune, nuk mund te shkolloje femijet, ish te perndjekurit vazhdojne te perndiqen nga varferia, ish pronaret nga padrejtesia, femijet jetime ne jetimore jetojne ne mjerim, e te moshuarit ne azile te dhimbsen cdo dite te vitit. E pra ajo qe u arrestua mund te ishte nje prej tyre, por krimi zgjodhi pikerisht ate per ta gjykuar ne vend te trafikanteve, perdhunuesve, hajduteve e mashtruesve. T’i themi nje here e pergjithnje Mjaft ketij realiteti te poshter i cili po na perpin cdo dite. Te gjithe bashke kunder cdo padrejtesie qe po na kanos cdo dite e me shume. (M.Q/Faxweb)