08:59 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pagimi i taksave me këste, Tatimet: Ja bizneset që përfitojnë

17:12 | 09/01/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pagimi i taksave me këste, Tatimet: Ja bizneset që përfitojnë

Bizneset në vështirësi financiare mund të paguajnë më këste detyrimet tatimore. Administrata Tatimore njoftoi se do të shqyrtojë rast pas rasti të gjitha kërkesat e bizneseve që do të kërkojnë shlyerjen e taksave më këste.

Në një material të posaçëm udhëzues, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar rrethanat se kur bizneset mund të përfitojnë nga ky lehtësim dhe proçedurat që ata duhet të ndjekin.

“Tatimpaguesi duhet të vërtetojë që është në kushtet e pamundësisë financiare për të paguar të plotë detyrimin tatimor si dhe të tregojë që pavarësisht nga rrethanat financiare, ai është në gjendje të përmbushë marrëveshjen”, thuhet në udhëzimin e Tatimeve.

KËRKESA

Bizneset duhet ta bëjnë kërkesën me shkrim për drejtorin e Drejtorisë Rajonale. Sipas udhëzimit,kërkesa duhet të bëhet brenda 15 ditëve nga data kur njoftimi i vlerësimit konsiderohet të jetë marrë.

Marrëveshja e pagesës me këste bëhet me shkrim, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës dhe nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe drejtori i drejtorisë rajonale apo drejtuesi i njësisë së ngjashme me të.

Për të nënshkruar një marrëveshje të pagesës me këste tatimpaguesi detyrohet të paguajë menjëherë të paktën 20% të vlerës së detyrimit për të cilin lidhet marrëveshja.

Marrëveshja e pagesës me këste lidhet për një periudhë që fillon nga data e firmosjes deri në fundin e vitit të ardhshëm kalendarik pas momentit të hartimit të marrëveshjes.

Me nënshkrimin e një marrëveshje për pagesë me këste të një detyrimi tatimor vazhdon të paguhet kamatëvonesë për detyrimin tatimor, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: biznesekestetaksatatime
Pas

Asnjë vrasje në Dibër gjatë 2016-ës, por hashashi bën “kërdinë”

Para

Ceremonia e “Topit të Artë”, futbollistët e Realit të Madridit së bashku në Zyrih (FOTO)

Para
Ceremonia e “Topit të Artë”, futbollistët e Realit të Madridit së bashku në Zyrih (FOTO)

Ceremonia e "Topit të Artë", futbollistët e Realit të Madridit së bashku në Zyrih (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet Lokale 2025, mblidhet KQZ-ja në Kosovë

Zbulime të rëndësishme arkeologjike në Çukën e Ajtoit

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis: Kemi dështuar!

40 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, presidentja Osmani takon sot dhe nesër liderët politikë

Flakë pa kontroll në Elbasan/ Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve përshkallëzohet, forcat në alarm gjatë gjithë natës

Temperatura ekstreme, deri në 46 gradë celcius/ BE përballet me pasojat e krizës klimatike, zyrtarja e KE: Politikat “frikacake” pengojnë përballjen me emergjencën

Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.