Një shtetas serb pagoi plot 1500 euro për t’u martuar me një vajzë shqiptare. Sipas të përditshmes Kurir.rs, prokuroria ka nisur hetimet për një grup serb i cili organizon martesat e shitura serbo-shqiptare.
Nuk dihen emrat e personave të martuar por mësohet se serbi ka paguar 1500 euro për tu martuar, por ai është mashtruar pasi vajza është larguar nga shtëpia.
Madje drejtësia serbe ka kërkuar ndihmën e gjykatës shqiptare për të marrë sa më shumë informacion për grupin e martesave fallco.
Sipas mediave ky nuk është rasti i parë i mashtrimit. Shumë vajza nga zonat e thella shqiptare janë “blere” në Serbi për një shumë nga 1000 deri në 4500 euro shkruajnë mediat.
(F.M/Faxweb)