Jeta private e djalit të madh të kryeministrit Edi Rama, Gregut, i cili është vënë vazhdimisht në qendër të mediave rozë.
Pas tërmetit tragjik të 26-nëntorit, nga mediat italiane u bë më dije se ndërmjet viktimave ishte edhe e dashura e Gregut, Kristi Reçi.
Dyshimet mbi këtë lajm i shtoi edhe vetë Greg Rama me një postim të ndjerë në rrjetet sociale ku shkruante.
“Midis viktimave të shumta të kësaj fatkeqësie është edhe një person afër meje, së bashku me vëllain e tij, nënën dhe babanë”, shkruante Gregu.
Por së fundmi gazetarëve nuk u ka shpëtuar një detaj në Ditën e Shën Valentinit.
Një foto me moderatoren e njohur shqiptare, Xhesi Muçaj ka nxitur thashethemet për një lidhje mes tyre.
Ishte vetë moderatorja që publikoi pamjet me Gregun ndërsa ishin së bashku në një klub më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve. Muçaj qëndronte në krah të tij dhe shkruante: “Bestie”
Nuk dihet nëse bëhet fjalë thjesht për një marrëdhënie shoqërore mes tyre, por fakti që ishin bashkë për Shën Valentin nxiti dyshimet për diçka më shumë mes tyre.
Muçaj tashmë e ka fshirë foton nga rrjeti i saj social Instagram.