Pas fotos së shumëpërfolur të kryebashkiakut të Tiranës Veliaj me djalin që qan tek stoli, Veliaj u ironizua jo pak në rrjetet sociale.
Ai u duk i prekur në kamera por kritikët dhe bota virtuale e panë këtë si një metodë të tij të radhës për tu dukur në sy të audiencës.
Sot ai ka postuar një tjetër foto ku duket i qeshur dhe madje i gëzuar pa kaluar ende buja e fotos së parë ku ai është gati në të qarë.
Kjo foto është përsëri me në qendër fëmijët. Ai vetë e ka pohuar se fëmijët i ka pikë të dobët.
Në Facebook dhe Instagram kanë nisur komentet ironike dhe sarkastike ndaj Veliajt dhe po ashtu me akuza që ai po përdor fëmijët për qëllimet e tij politike.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj lançoi një nismë të re. Sipas kësaj nisme nëse ke një të afërm që nuk jeton më mund ta përkujtosh atë me ndërtimin e një stoli në përkujtim të tij.
Po kjo mund të ndodhë edhe kur do të shënjosh një përvjetor të bukur. Në Parkun e Madh të Liqenit janë vendosur tre stolat e parë.
“Kjo është një nismë e re, ku shumë familjarë me dëshirën për të kujtuar të afërmit e tyre, kanë dhuruar një stol në ‘Shtegun e qershive’. Tani që kanë çelur edhe qershitë, është bërë një ambient shumë i bukur. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë gjetur këtë mënyrë për të mbajtur dashurinë ndezur në qytetin tonë, të jemi shumë më solidarë dhe të kemi kujtimet më të mira nga ata që na kanë lënë, por që kanë bërë gjëra të bukura, të cilat meritojnë t’i kujtojmë me shumë dashuri në këtë qytet”, tha Veliaj.
(M.D/ Shuplaka)