Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i është përgjigjur kërkesës për interperlancë të ish-ministres greke Dora Bokojanis.
Në një intervistë për Ertv, Kotzias u shpreh se detajet e marrëveshjes do të diskutohen pasi të merret autorizimi i Presidentit Ilir Meta.
“Presidenti i Shqipërisë duhet të japë autorizimin që skuadra e negociatave të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë të negociojë me ne.
Detajet e “Marrëveshjes detare do t’i diskutojmë pas dhënies së lejes së Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta,”- ka thënë Kotzias.
Dy ditë më parë ish-ministrja greke Dora Bakojanis tha se do të thërrasë në interpelancë urgjente ministrin grek Nikos Kotzias për marrëveshjen me Shqipërinë.
(F.M/Faxweb)