Edi Paloka është shprehur pas daljes nga seanca e Kuvendit se duhet të përjashtohen deputetët që thyen rregullat duke filluar që nga deputetët e PS-së.
“Në fakt kjo maxhorancë është në një situatë frike, se nuk ka për të ndryshuar kjo sjellje, është bllokuar parlamenti për më shumë se një orë. Ky debat kishte deputetët e PS-së protagonistë, Braçen dhe Ballën që kur flasin deputetët e opozitës gjithmonë bërtasin, shajnë. Ju e patë kryetaren kur u bë qesharake, kur tha që e pashë në media sherrin. Kërkesa jonë është që të përjashtohen të gjithë ata që thyen rregullat e Kuvendit. Për mua nuk kanë rëndësi detaje, nëse do ecim sipas rregullores, kush ka shkelur rregullohen të përjashtohet, duke fillluar nga deputetët e PS-së. Për më shumë se një muaj nuk është në paralment dhe u jep porosi të bëjnë ato veprime”, tha Pakoka.