Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Tennessee të SHBA-ve ku një polic ka qëlluar për vdekjo me tre plumba një 25-vjeçar.
Daniel Hambrick, 25 vjeç, u qëllua tri herë dhe u vra nga oficeri Andreë Delke, gjithashtu 25 vjeç.
Video tregon Hambrick i cili vrapon dhjetëra metra larg nga Delke, kur zyrtari policor hapi zjarr dhe e qëlloi nga pas. Në total polici Delke kishte shkrepur katër plumba, ku tre prej tyre kishin goditur Hambrickun që menjëherë u rrëzua në tokë.
Në total Delke gjuajti katër të shtëna, tre prej të cilave goditën Hambrickin duke bërëe që ai të binte menjëherë në tokë.
Ndërsa Hambrick derdh gjak, prangoset disa momente para se të vdiste, ndërsa të gjithë po pyesnin se pse policët fillimisht nuk i kishin ofruar ndihmë mjekësore.
Zyrtari policor Delke pretendon se Hambrick para se të qëllohej ishte i armatosur, kurse në raportin e policisë thuhet se më vendin e ngjarjes është gjetur një revole, por nuk pamjet e kamerave të sigurisë Hambrick nuk shihet duke mbajtur diçka në dorë.
Pas publikimit të videos, departamenti i hetimeve në Nashville ka rekomanduar shkarkimin e Delke dhe të akuzohet për vrasje.
Jo Kimbrough, avokat për familjen e Hambrick, i tha ‘The Tennessean’: ‘Ai [Delke] e gjuan [Hambrick] në mënyrë të përsëritur nga prapa.
“Unë jam një avokat mbrojtës penal. Nëse ka ndonjë rast të vrasjes me paramendim të shkallës së parë, kjo është ajo. ‘- tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=tQC3-5DVhKE