Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Tales në Lezhë, ku viktimë ka mbetur 55-vjeçari Tom Deda.
Një automjet është përplasur motorin që drejtohej nga Deda, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Nga përplasja e fortë me motorin makina ka përfunduar në kanalin anash rrugës, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vengjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Kryqezimi I Shënkollit”, mjeti me drejtues shtetasin Xh.N.,32 vjeç,banues në Kurbin është përplasur me mjetin çiklomotor me drejtues T.D, 55 vjec, banues në Grykë Lumi,Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën
Drejtuesi i mjetit Xh.N.,është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.