Një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja tragjike ka ndodhur në një autobus i cili po udhëtonte përgjatë “Rrugës së Kombit”.
Mësohet se uatobuzi është përfshirë nga flakët gjatë ecjes por që pasagjerët kanë mundur të dalin në kohë dhe fatmirësisht kanë shpëtuar pa marrë lendime.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në afërsi të Repsit në Mirditë ndërsa sipas raportimeve paraprake, udhëtarët kanë dalë të pushtuar nga paniku nga mjeti.
Kjo ka shkaktuar radhë të gjata mjetesh që janë bllokuar në trafikun e krijuar sikurse shihet edhe në pamjet e mëposhtme, ndërsa paraprakisht thuhet se shkak ka qenë një defekt elektrik.
Autobuzi me pasagjer bënte linjën nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas
(F.GJ/FAXWEB.AL)