Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Maliq-Pogradec, në fshatin Pirg.
Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i njërit prej tyre.
Personi i plagosur ende i paidentifikuar, është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, ku merr ndihmën mjeksore.
Ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tjetër. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Discussion about this post