Është hapur panairi i javës së modës në e Paris që prej datës 27 shkurt dhe që do të zgjasë deri më datë 7 Mars.
Ky panair po zhvillohet në Pallatin e Bursës si Exposite nga 1-4 Mars.
Në të janë prezantuar koleksionet më të fundit të Vjeshtë – Dimër për vitin që vjen 2019/2020.
Janë seleksionuar 80 designers/marka nga gjithë botë si Kina, Japonia, India, Italia, Anglia, Gjermania, Belgjika etj.
E vetmja shqiptare midis tyre është Hlda Maha, që ka përfunduar universitetin e nivelit të lartë për modë, design, textil dhe art, Central Saint Martins në Londër.
Hilda Maha është shqiptarja e vetme e seleksionuar për të qenë në këtë eveniment.
Të gjitha copat dhe disenjat janë të krijuar komplet nga Hilda, që ka punuar dhe vazhdon të punojë si free lance designer për disa nga emrat më të famshëm të modës dhe është publikuar me disa libra mbi modën dhe në revistat më të rëndësishme si Vogue, Elle, Marie Claire etj
Urime e mbaresi. Talenti trumfon nje dite. Mundi e puna do i japin nje dite rezultatet