Këngëtari Italian me famë botërore Andrea Bocelli me rastin e Festës së Pashkëve ka mbajtur një koncert ‘live’ në katedralën e boshatisur ‘Duomo di Milano’ në shenjë dashurie për të gjithë besimtarët katolik.
Bocelli u paraqit solemn kur u fotografua në katedralen e boshatisur si Papa pak ditë më parë në Vatikan.
Ai ishte i veshur me një kostum të zi të shoqëruar me një fjongo ku interpretoi shoqëruar vetëm nga instrumentisti, Emanuele Vianelli.
Koncerti i 61-vjeçarit mbahet nën moton “Muzikë për Shpresë” nisur nga situate që po kalon vendi nga pandemia globale.
Në kuadër të masave të marra nga qeveria Italiane dhe rregulloreve qeveritare përreth COVID-19 tenori i njohur ishte ishte pa një audiencë për shkak të bllokimeve të Italisë, por pamjet u transmetuan drejtpërdrejt në kanalin e tij në YouTube.