Është zyrtarizuar tashmë emri i Christian Panuccit nën drejtimin e Kombetares Shqiptare. Në një ceremoni të organizuar në FSHF, Panucci dhe Duka shprehën vlerësimin për këtë kontratë.
“Ky ka qenë një process i zgjatur pak në kohë, se jemi munduar bashkë me stafin e FSHF-së që të bëjmë zgjedhjen më të mirë. Falenderoj të gjithë kanidatët që ne kemi kontaktuar, duke filluar nga Zenga, një trajner shumë i madh.
Nuk besoj se trajnerin e zgjedhur kam nevojë që ta prezantoj me emër, për mua është një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm, dhe unë jam shumë i lumtur që nën drejtimin e tij ne do të jemi pjesë e Botërorit 2018.”, u shpreh Duka.
Nga ana tjetër Panucci shprehu falenderimet për Dukën dhe shpreson që të lërë gjurmë në vendin tonë.
“Jam shumë i nderuar që do të jem në krye të Kombëtares Shqiptare dhe falenderoj presidentin Duka që ma besuan këtë detyrë.
Shpresoj që kur të kem mbyllur historinë time me këtë skuadër dhe unë të kem lënë gjurmë. Na presin katër ndeshje shumë të rëndëishme përpara, që të sigurojmë pjesëmarrjen në Europianin e 2020.
Edhe pse botërori është pothuajse i pamundur, shpresoj të jap më të mirën në këto 4 ndeshje të mbetura. Po pres me padurim të filloj punën”, ishin fjalët e para të Panuccit.
Ndërkohë që tekniku Italian u shpreh i bindur se do të arrijë të ndërtojë një skuadër të sukseshme pavarësisht se kualifikimi duket të jetë i vështirë.
(E.K/SHUPLAKA)