Christian Panucci është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare. Pak minuta më parë ai nënshkroi kontratën me presidentin e FSHF-së Armando Duka dhe u shpreh se pret me padurim që të fillojë nga puna.
Ndërkohë që detajet e kontratës ende nuk janë bërë të ditura, paraprakisht flitet se Panucci do të ketë një rrogë mujore rreth 20 mijë euro në muaj.
Një nga arsyet kjo që duket se e ka çuar Dukën drejt emrit të tij. Pavarësisht se në fiilim u përfolën emra të tjerë për Kombëtaren, panucci duket të ketë qenë dhe zgjidhja më ekonomike.
Po kush është Christian Panucci:
Panuçi është një mbrojtës i njohur në Serinë A italiane. Ai e ka nisur karrierën te Xhenoa në vitin 1990, ndërkohë që pas tri vitesh u transferua te Milan, ku fitoi edhe Champions në sezonin 1993-1994. Në 1996 ndoqi Kapelon në Spanjë, duke u bërë pjesë e Real Madridit, me të cilën fitoi dhe La Ligan në 1997 dhe Champions një vit më vonë.
U rikthye në Seria A në vitin 1999 tek Interi dhe në sezonin pasardhës u huazua në Londër, te skuadra e Çelsit e më pas kaloi te Monako. Në vitin 2001 rikthehet sërish në Itali te Roma, sërish nën drejtimin e Kapelos, ku qëndroi për tetë vite. Panuçi ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë në Itali, teksa i dha fund karrierës në vitin 2010 te Parma. Me kombëtaren italiane ka zhvilluar 58 ndeshje, duke shënuar 4 gola.
Pasi vari “këpucët në gozhdë”, Panuçi nis karrierën si komentator sportiv në “Sky Italia” në vitin 2011, ndërkohë që më vonë u bë dhe pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars”. Në vitin 2012 u zyrtarizua te Palermo për t’u bërë menaxher dhe zbulues talentesh, ku qëndroi vetëm disa muaj.
Po në këtë sezon nis karriera e tij në pankinë. Ai bëhet ndihmës i Fabio Kapelos te Rusia, por largohet nga detyra pas dy vitesh pas përplasjeve që pati me të. Në 2015-ën mori drejtimin e Livornos në Serinë B, teksa e drejtoi këtë skuadër në 36 ndeshje, ndërkohë që në gushtin e vitit të kaluar drejtoi Ternanën.
(E.K/SHUPLAKA)