Na ndajnë shumë pak caste nga Surkupa e Europës, e cila do të luhet në 20:45 në qytetin e Shkupit, mes fituesve të “Champions League”, Real Madrid, dhe fituesve të “Europa League”, Manchester United.
Ky është trofeu i parë kontinental për këtë sezon dhe dy ekipet, si ai spanjoll dhe ai anglez duan t’a nisin aty ku e mbyllën, duke fituar trofe. “Galatikët” e drejtuar nga Zinedin Zidan dëshirojnë që sonte të vulosin për të katërën herë emrin e tyre në historinë e këtij trofeu, ndërsa Manchester United shpreson që “Superkupa e Europës” të bëhet e tyre për të dytën herë që prej vitit të largët 1991.
Zinedin Zidan ka zgjedhur që në fushë të këtë: K.Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Kroos, Benzema, Modriç, Bale, Marcelo, Casemiro, Isco.
Ajo që bie në sy ngha kjo listë është se Cristiano Ronaldo nuk do ta nis nga fillimi takimin.
Ndërkohë Jose Mourinho ka zgjedhur: De Gea, Valencia, Lindelof, Smalling, Darmian, Matiç, Ander Herrera, Pogba, Nikhitaryan, Lingard, Lukaku.
Trajneri portugez ka preferuar të aktivizojë tre blerjet e reja gjatë kësaj merkatoje vere, Lindelof, Matiç dhe Romelu Lukakun.
(S.SH/Shuplaka)