Nazif Muçi nga Durrësi, deri ditën kur tërmeti goditi këtë qytet, kishte 5 kolegë të punës në kafiteri. Nga frika, ata të gjithë janë larguar dhe ai po shërben i vetëm.
Për “Radio Evropa e Lirë” ai thotë se qëndroi pasi shtëpia e tij nuk pësoi dëmtime, po thekson se qyteti bregdetar është tashmë i boshatisur.
“Jam duke punuar vetëm se kolegët, dikush është kthyer në qytetin e vet, kuzhinieri ka ikur në Kosovë pas tërmetit, janë trembur. Unë qëndrova se në shtëpinë tim e nuk pati dëmtime, vetëm se u trembëm. Qyteti është boshatisur nuk ka njerëz, kanë ikur, dikush nga frika, dikush i trembet diçkaje që mund të ndodhi mbrapa”, thotë ai.