22:19 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Paralajmërimi i Bill Gates, kur do të ndodhë kriza financiare e rradhës?

17:41 | 08/03/2018
në Bota, Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paralajmërimi i Bill Gates, kur do të ndodhë kriza financiare e rradhës?

Kriza financiare e vitit 2008 çoi në Recesionin e Madh dhe miliona vetë ngelën të papunë. U deshën vite që Amerika të shërohej dhe shumë qytetarë ende vijojnë të ndiejnë efektet.

Sipas bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates, megjithatë, duhet të jemi të përgatitur për një tjetër krizë financiare.

Gjatë një seance pyetje-përgjigje në Reddit, javën e kaluar, kur Gates u pyet nëse, në të ardhmen e afërt, SHBA do të ketë një krizë tjetër të ngjashme me atë në vitin 2008, ai ofroi një përgjigje të hapur: “Po, kjo është e sigurt”.

Ai shtoi: “Për fat të mirë, e trajtuam atë në mënyrë të arsyeshme. Warren ka folur për këtë dhe ai e kupton këtë fushë shumë më mirë se unë.”

Përkundër paralajmërimit, të dy, si Gates dhe miku i tij Warren Buffett janë përgjithësisht optimistë për ekonominë e SHBA. Në një ese për revistën Time, Buffett deklaroi se vitet e rritjes “sigurisht janë përpara” dhe “shumica e fëmijëve amerikanë do të jetojnë shumë më mirë se prindërit e tyre”.

Gates përfundoi përgjigjen e tij duke thënë, “Pavarësisht nga ky parashikim i vështirësive përpara, jam mjaft optimist se kapitalizmi do të përmirësojnë situatën për njerëzit kudo”.

“Mos e shikoni tregun nga afër,” i këshilloi ai komentuesit të shqetësuar për kursimet e pensionit në atë kohë. “Nëse ata po përpiqen të blejnë dhe shesin stoqe, shqetësohen kur zbresin pak … dhe mendojnë se ndoshta duhet t’i shesin ato kur t’u rritet çmimi, ata nuk do të kenë rezultate shumë të mira”.

Përkundrazi, mendoni për një kohë afatgjatë dhe lereni të qetë investimin tuaj, thotë Buffett: “Nëse nuk jeni të gatshëm të blini një aksion për dhjetë vjet, as mos e mendoni ta zotëroni atë për dhjetë minuta”.

Pas

“Kur të pihet të pihet, qejfi bëhet ves dhe vesi del me shpirtin!”, deputeti i PD-së ironizon Vlahutin dhe Mogherinin

Para

Ndodh në Kukës, gjyshja 74-vjeçe akuzohet për mashtrim, zbuloni arsyen

Para
Ndodh në Kukës, gjyshja 74-vjeçe akuzohet për mashtrim, zbuloni arsyen

Ndodh në Kukës, gjyshja 74-vjeçe akuzohet për mashtrim, zbuloni arsyen

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.