Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzës së drejtpërdrejtë që ka bërë presidenti Ilir Meta në drejtim të tij, duke i konsideruar këto të fundit një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë.
Rama shkon akoma më tej kur thotë se Meta e bën këtë ‘për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike!’
“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi, thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff.. parodi tipike alla Baba Xhike”, shkruan Rama..
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar gjatë një konference para gazetarëve se të fajësosh palën greke për atë që ndodhi në Kakavijë dhe Kapshticë, është gabim i rëndë, teksa argumentoi se përgjegjës është shteti shqiptarë, përfshirë edhe vetë presidenti por mbi të gjitha qeveria.
Meta tha se mbi Ramën bie përgjegjësi e dyfishtë pasi është edhe kryeministër edhe ministër i Jashtëm në detyrë.
“Është gabim të fajësohet pala greke, sepse pala greke është qeveria greke. Është përgjegjësi e plotë e shtetit shqiptar përfshirë edhe presidentin, por sidomos e qeverisë. Edhe si kryeministër por edhe si ministër i jashtëm, Ramna ka detyrime kushtetuese. Ne e dimë shumë mirë se kur është fatura më e lartë e qarkullimit të qytetarëve”, tha Meta.
Meta tha se do i dërgojë ditën e nesërme një kalendar me frekuencën e kalimeve në kufi të emigrantëve shqiptarë, për të pasur parasysh situatën e të veprojë në kohën e duhur për parandalimin e ngjarjeve të tilla.
“Do i çoj që nesër një kalendar qeverisë, për të pasur parasysh frekuencën e kalimeve në kufi gjatë një viti, i dimë të gjitha, kohën kur vijnë, e kohën kur largohen”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)