AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pas 65 vjetësh, presidenti turk vizitë zyrtare në Greqi

Ditën e sotme ka mbërritur në Athinë Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Mësohet se Erdogani do të qëndrojë në Athinë dy ditë për një vizitë zyrtare  dhe kjo është cilësuar si një vizitë historike.

Në orën 13:00 Erdogan do të takohet me kryeministrin grek Alexis Tsipras.  Vizita e parë e presidentit turk në Athinë ka qenë që në vitin 1952, që prej atëherë nuk ka pasur një vizitë zyrtare.

Sipas mediave greke në terren janë 3 mijë punonjës policie të cilët ruajnë rendin dhe sigurinë në vend.  Po kështu 200 roje të gardës personale kanë shoqëruar Presidentin turk në këtë udhëtim.  Në aeroport Erdogan u prit nga ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias.

  “Ne po marrim çdo masë paraprake. Siguria do të jetë në një nivel të ngjashëm me atë të vizitës së Barak Obamës. Çdo detaj është mbuluar dhe planifikuar. “, është shprehur ministri grek i Rendit Nikos Toskas. 

“Nëse Erdogan vjen këtu vetëm për të bërë deklarata kundër perëndimit dhe Evropës, do të jetë një siklet.”, është shprehur me tej  ministri i jashtëm grek. (J.V/Faxweb)

 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *