Prokuroria për Krime të Rënda pas dy viteve hetim, ka zhbllokuar 2 milionë euro që i ishin sekuestruar në bazë të ligjit Antimafia nje komapnie që merrej me tregti diamantësh. Sekuestrimi ishte bërë pas dyshimeve se me anë të kësaj kompanie po kryhej pastrim parash.
Me kërkesë të prokurorisë, banka ka liruar llogaritë bankare të shoqërisë italiane “Alenfra” me administratoren shtetasen Simonetta Coniglio, shkruan ABC News.
Vendimi për lirimin nga sekuestrimi u firmos nga shefi i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj, me arsyetimin se nuk u provua se shuma prej 2 mln euro kishte origjinë të paligjshme.
Këto para ishin bllokuar në bazë të ligjit Antimafia me vendim gjykate në nëntor të vitit 2015, fillimisht nga prokuroria e Kavajës dhe më pas ajo e Krimeve të Rënda në Tiranë.
(M.D/Shuplaka)