Pas një sekuence ku kreu i Bashkisë së Tiranës u emocionua nga e qara e një fëmije, e që më pas qau edhe vetë, rrjeti e ka ironizuar kryebashkiakun.
Shumë mendojnë se kjo është shfaqja e radhës e Veliajt teksa është shumë i përfolur për strategjinë e tij të marketingut të çdolloj aktiviteti që ai bën gjatë ditës.
Në Facebook dhe Instagram kanë nisur komentet ironike dhe sarkastike ndaj Veliajt dhe po ashtu me akuza që ai po përdor fëmijët për qëllimet e tij politike.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj lançoi një nismë të re. Sipas kësaj nisme nëse ke një të afërm që nuk jeton më mund ta përkujtosh atë me ndërtimin e një stoli në përkujtim të tij.
Po kjo mund të ndodhë edhe kur do të shënjosh një përvjetor të bukur. Në Parkun e Madh të Liqenit janë vendosur tre stolat e parë.
“Kjo është një nismë e re, ku shumë familjarë me dëshirën për të kujtuar të afërmit e tyre, kanë dhuruar një stol në ‘Shtegun e qershive’. Tani që kanë çelur edhe qershitë, është bërë një ambient shumë i bukur. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë gjetur këtë mënyrë për të mbajtur dashurinë ndezur në qytetin tonë, të jemi shumë më solidarë dhe të kemi kujtimet më të mira nga ata që na kanë lënë, por që kanë bërë gjëra të bukura, të cilat meritojnë t’i kujtojmë me shumë dashuri në këtë qytet”, tha Veliaj.
Këto janë disa nga më pikantet e rrjetit ndaj fotove të Veliajt. (M.D/ Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1397″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]