Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një takim në Pustec të Korçës ka komentuar dhe për largime të mundshme nga qeveria. Ai ka thënë se nuk ka problem nëse largohen 2 apo 3 ministra në rast se kjo do t’i shërbente stabilitetit të vendit.
‘’Largime të diktuara? Nuk jam marrë dhe nuk do merem me të tilla biseda. Unë dua që ti kthehemi stabilitetit institucional. Çdo lëvizje brenda kabinetit që i shërben rivendosjes së marrëveshjes i shërben këtij qëllimi. Nuk është problem nëse largohen 2-3 ministra nëse i sherben stabilitetit.
Nuk mendoj që Meta të meret me të tilla diskutime. Shpresoj që opozita të kthehet në institucione sepse është rruga e duhur. Ne e dimë mirë se çdo të thotë braktisje institucionale. Meta Kryeministër? Është kërkesë legjitime qe një forcë politike të kërkojë kryetarin e saj në këtë pozicion’’, është shprehur Panariti.