Mesnatën e kaluar, pas arritjes së marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, çadra e opozitës u çmontua përfundimisht.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme ka nisur edhe çmontimi i mbrojtëses së vendosur përpara selisë së Kryeministrisë ditën e nisjes së protestave, për shkak të frikës për raste të shpërthimit të dhunës.
Pavarësisht se protesta e opozitës e cila ka zgjatur plot tre muaj, ka patur një natyrë paqësore, mbrojtësja para Kryeminitrisë vazhdonte e ngritur për arsye sigurie.
Kështu pas largimit të çadrës, mbrojtësja nuk kishte më arsye pse të mbulonte pamjen e ndërtesës kështu që është hequr përfundimisht. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1847″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]