Françesk Radi u nda nga jeta pak muaj më parë dhe kjo ishte një humbje shumë e madhe për gruan e tij Tefta Radin. Mes lotësh dhe dëshpërmit, folësja e Radio Televizionit Shqiptar është larguar nga vendi për të jetuar në Australi me të birin.
Sipas “Revista Who” Tefta Radi këtë udhëtim do ta ndërmerrte bashkë me burrin e saj por të papriturat e jetës iua prenë në meskëtë udhëtim.
Këngëtari dhe kompozitori i njohur Francesk Radi humbi betejën me sëmundjen e pashërueshme. Ai u shua të hënën pas një hemoragjie cerebrale që pësoi në agimin e datës 27 mars. Që në momentet e para Radi ju nënshtrua një kujdesi intensiv, por shpresat për mbijetese u fikën dalëngadalë. (J.V/Shuplaka)