Gjykata e Lartë mësohet se ka rrëzuar rekursin e deputetes Monika Kryemadhi.
Kështu, Kryemadhi mbetet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ajo kërkonte shuarjen e masës të marrë kundrejt saj nga ana e GJKKO-së.
Kryemadhi është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimin për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarimit të pasurive, në lidhje me dosjen e CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.