Majlinda Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC (Regional Cooperation Council) në Sarajevë. Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE.
Shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Rama. Por Majlinda Bregu nuk ndalet. Përmes një foto që ka publikuar në llogarinë e saj në Intagram, Bregu shihet përkrah artistëve më në zë shqiptarë për një kauzë tjetër të veçantë, larg zhurmës politike.
“Te ndryshem, por te barabarteBashke kunder dhunes ndaj grave e vajzave @enedatarifa @aurelagaceofficial @kejsitola @oltaboka @tondeda @julianapasha @zefinahasani”, shkruan përkrah fotos Bregu. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Bregu merr iniciativa të tilla për mbrojtjen e të drejtave të grave në vend. (J.V.Faxweb)
Discussion about this post