Pas skandalit që e përfshiu në një aferë mashtrimi, ku një çift zviceran e akuzoi reperen se i ka zhvatur mijëra euro, lexo këtu; një tjetër ngjarje e trishtë i ka ndodhur Loredanës. Babai i saj është ndarë nga jeta duke e trishtuar shumë artisten.
“Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”; i ka kushtuar një status artistja babait të saj të ndjerë.
Ndërsa edhe dhëndri i të ndjerit, reperi Mozzik i ka kushtuar disa fjalë zemre vjehrrit të tij:
“Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtoj sa të jem gjallë”